Kryemadhi në tryezën e opozitës për lirinë e medias: Kemi të njëjtën situatë si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve

16 Dhjetor 2019, 11:27

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa mbajti fjalën e saj në tryezën e thirrur nga opozita për lirinë e medias ka thënë se Edi Rama po kërkon të censurojë mediat. Ajo ka shtuar se kryeministri Rama po shtyn gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të instalojë autokracinë dhe që të mos ketë zgjidhje të krizës.

Ndër të tjera Kryemadhi ka thënë se duhet të ndahet gazetaria  e terrenit me pronarët e medias, ndërkohë për sa i përket kundërshtimit të projektiligjit për mediat të propozuar nga qeveria, Kryemadhi ka thënë se duhet një përfshirje e të gjithë shoqërisë shqiptare.

"Strategjia e shpopullimit që po përdor Rama është se nuk po ikin njerzit e varfër, por klasa e mesme, gazetarë, opsionistë, dhe më pas për ata që janë këtu do të jetë censura e mbyllja e gojës. Sot kemi një kryeministër që kërkon shtyrjen e gjendjes se jashtzoankshme për të fituar kohë dhe për vendosjen e instalimit autokrat. Kërkon të shtyj proceset zgjedhore.  Kërkon të bëjë një kopje të vendeve një kopje të shëmtuar. Jemi në krahë të gazetarëve. Jam kundër pronarëve që përdorin gazetarët e terrenit që u shërben qeverisë. Duhet të ndajmë ndarjen e gazetarit të terrenit dhe pronarëve të medias. Të mbyllësh gojën është një shkelje e të drejtave të njeriut. Pa dallim bindjesh feje krahine e ideje. Pas 30 vjeteve liritë e të drejtat e njeriut janë në pikpyetje. Mbasi kemi mbyll edhe gojën e mediave do të ketë edhe spastrime. Është këmbanë alarmi, nuk presim reagim nga parlamenti. Sot Shqipëria ka presidencën e OSBE dhe guximi i kryeministrit vazhdon të eci para me anë të mashtrimit dhe propagandës." tha kryemadhi.

    No videos found.