Kryemadhi nga Durrësi: Këto 30 vjet tranzicion kemi bërë gabime! Do jemi 'tritol njerëzor'

1 Nëntor 2020, 13:44

Nga qyteti nbregdetar i Durrësit ku shpërndau karta anëtarësie për të rinjtë e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se vendi nuk mund të merret peng nga një person dhe se LSI do të jetë shkatërruese për qeverinë.

Teksa nuk la pa përmendur se edhe lëvizja e saj ka bërë gabime gjatë tranzicionit, duke shtuar se do të marrë fund më 25 prill.

Këtë zhvillim të cilin e ka bllokuar në rrjedhën e saj betoni i Edi Ramës, krimi i Edi Ramës, ne do të jemi një tritol njerëzor që do të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë llumin dhe lluvën e Ramës, i cili çdo ditë e më shumë e zhyt Shqipërinë në varfëri. Dje isha në Devoll dhe kryetari i LSI atje, Klodi kishte përfundua studimet në Itali dhe ishte kthyer e kishte marrë përsipër të ndryshonte realitetin e Devollit, që është zonë e jashtëzakonshme për ta zhvilluar ekonomikisht. Mikel, prindërit e tu kanë marrë një vendim shumë të mirë, sepse mos shiko këtej që është bërë qytetin gunga-gunga, por shiko këtë det të mrekullueshëm që Zvicra nuk e ka, por prapë është vend i pasur, sepse ka njerëz të ditur që e kanë drejtuar në rregull.

Ne si LSI të ftojmë ty, Esterin, Anisën, Viçenson, Kamilën, të gjithë ju që jeni këtu të merrni logon e LSI, kthejeni në një investim për veten tuaj, për familjen tuaj, për të ardhmen tuaj, për ta bërë Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritoni ju, ashtu siç e meritojnë motrat dhe vëllezërit tuaj, ashtu siç e meriton gjithë rinia shqiptare, edhe pse në këto 30 vite tranzicioni ne kemi bërë gabime. Por iu jap fjalën si nënë, që tranzicioni në LSI ka marrë fund, por nuk do të marrë fund vetëm në LSI. Do të marri fund me 25 prill në Shqipëri, sepse vota juaj, vota e familjeve tuaja, vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë avangarde dhe do të jetë lokomotiva e trenit të ndryshimit në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit kriminal, për të dërmuar njëherë e përgjithmonë këtë farsë të keqe që shkatërroi të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve." - deklaroi Kryemadhi.

    No videos found.