Kryemadhi nga Fieri: Opozita ka faj për largimin e të rinjve...u treguam indiferente ndaj Ramës, 'vrasësit të punësimit'

15 Shkurt 2020, 17:27 | Përditesimi i fundit: 2020-02-15 18:55:36

FIER- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Fier. Në fokus të saj është punësimi dhe largimi i të rinjve, ku fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan "vrasës të punësimit". Ajo bën fajtore edhe opozitën, sipas së cilës është treguar indiferente dhe nuk i ka ushtruar mjaftueshëm presion kreut të qeverisë për premtimet e pambajtura.

"Politika ka faj për largimin e shqiptarëve. Kemi faj ne që nuk i kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës, por mbylli qindra dyer shtëpisë që ikën në emigracion. Mbyllën biznese, pagat e shqiptarëve i la në vend, por rriti çmimin dhe kostot e jeteës. Para 6 vjetësh, energjia elektrike të njëjtën sasi e paguan dyfish. Të gjitha këto janë jë mungesë e vëmendjes që ne kemi treguar ndaj Ramës, mungesë indiferencë ndaj Ramës, vrasës i punësimit të të rinjve në SHqipëri. Trokasim, bisedojmë dhe të gjithë kërkojnë shpresë. Të rinjtë besojnë tek LSI-ja", tha Kryemadhi.

    No videos found.