Kryemadhi nga Lezha: Rama bërtet për ‘mini-shengen’ por çoi UÇK në Hagë

7 Nëntor 2020, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2020-11-08 07:46:11

Kryemadhi e akuzoi Ramën edhe për gjendjen e vështirë në vend, ndaj i beri thirrje sociliastëve ta braktisin atë më 25 prill.

“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI, ndërsa vijoi se edhe socialistët e ndershëm nuk do t’i pranojnë më mashtrimet e kryeministrit. “Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirë, që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njësoj para Zotit e ligjit, por edhe para familjes së tyre. Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Lezha ka mundësi pafund, jo vetëm në turizëm, trashëgimi kulturore, bujqësi, por edhe në resurset kulturore. Unë nuk dua t’iu them që të votoni, sepse do thoni që erdhëm e kërkuam votën. Unë do iu kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, sepse vetëm kështu ne mund të garantojmë arsim cilësor, që garanton punësim të mirëpaguar" - tha Kryemadhi.