Kryemadhi 'pendohet' nga Fieri: U kërkoj falje qytetarëve se kemi bërë gabime! Strukturat e shtetit kasap ndaj njerëzve, 'aksidenti Rama' merr fund në 25 prill

28 Tetor 2020, 18:15

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga Fieri u ka kërkuar falje qytetarëve duke thënë se kanë bërë gabime. Pas kësaj "mea-culpa" ajo nuk i ka ndalur akuzat ndaj qeverisë ku ka filluar me taksat, duke thënë se prej tyre është shkatërruar turizmi popullor. Sipas saj strukturat e shtetit janë kthyer si një kasap ndaj njerëzve.

"U kërkojmë falje qytetarëve se kemi bërë gabime. Pylli i Semanit një përrallë. Politika me indiferencës e saj i ka shkatërruar. Premtimet e ramën për 300 mijë vende punë. shqipëria i ka pasur mundësitë për ti krijuar.