Kryemadhi për Metën: Nuk ia kërkoj shpërndarjen e parlamentit! Do të ndodhë me 25 prill

20 Tetor 2020, 15:12

TIRANË- Për kryetaren e LSI-së, fundi i kësaj qeverie është me 25 prill, e në mbështetje të kësaj, e gjen edhe një arsye, përse Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur së fundmi me akuza e kundërakuza.

"Sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë Pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari", tha ajo. Ndërsa Partia Demokratike është në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë mbi propozimet e anëtarësia, Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk e ka të qartë se si do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e vetme, apo në një listë të përbashkët me opozitën e bashkuar. Për Monika Kryemadhin e qartë është se logoja e LSI-së nuk do i mungojë fletës së votimit.