Kryemadhi për Report TV: Nuk jam ndarë nga politika, e kam shfrytëzuar si moment reflektimi për t'i parë gjërat me ftohtësi

24 Prill 2020, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 20:14:09

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila që nga nisja e karantinës nuk ka dalë në asnjë deklaratë politike duke i përkushtuar jetës familjarë dhe saj shtëpiake si nënë dhe bashkëshorte, ka qenë sot në një intervistë për Report TV me gazetarin Bes Jacaj. Kryemadhi tha se nuk ka dashur të bëhet e bezdisshme dhe e ka shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar dhe për t'i parë gjërat nga larg më me ftohtësi.