Kryemadhi prezanton kandidaten në Lushnje: Lufta jonë, kthimi i të rinjve

25 Mars 2021, 15:45

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar takim me qytetarët në Lushnje.

Gjatë këtij takimi, Kryemadhi ka prezantuar edhe kandidaten për deputete Alma Malia, në Allkaj të Lushnjes.

Kryetarja e LSI-së tha se nuk është bërë asnjë studim apo investim për të rritur kapacitet që bujqësia në Lushnje të zhvillohej dhe fermerët të mos mbeteshin pa mbështetje.