Kryemadhi prezanton listën e kandidatëve për deputetë! Kryetarja e LSI-së kandidon në 3 qarqe

8 Mars 2021, 17:47

Monika Kryemadhi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetarja e LSI-së do të kryesojë listën në Elbasan, Fier, dhe në Tiranë.

‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera. Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’- tha Kryemadhi.