Kryemadhi: Qëndrova sy hapur tërë natën, dështoi plani i bashkisë për të ndërhyrë te Teatri Kombëtar

16 Maj 2020, 09:00 | Përditesimi i fundit: 2020-05-16 11:53:05

TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se punonjësit e bashkisë kishin në plan për të ndërhyrë mbrëmë, por fakti që protestuesit qëndruan sy hapur u dështoi planin.

'Planet e ndërhyrjes së djeshme në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot, më vjen keq për ata punonjës të bashkisë që e kaluan natën në zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve apo zyrat e ndërmarrjeve duke pritur momentin për të hyrë. Por kjo qëndresë është më e pakta për të ndenjur sy hapur. Kjo godinë do të rezistojë përballë kufomave politike si ajo e Edi Ramës.