Kryemadhi: Rama erdhi me antiplumb, kryeministër që drogohet. peng i spaçatorëve

21 Dhjetor 2018, 12:09

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama për arsyet se përse nuk e do vettingun në politikë. Ndërkohë që u bëri një thirrje edhe ambasadave të SHBA dhe BE në Shqipëri. “Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore. Si mund të pranojë Rama vettingun në politikë kur problemin më të madh e ka me vëllanë e tij, apo koncesionet që u vidhen shqiptarëve. Ai është gijotina e parë e SPAK dhe Byrosë së Hetimit.

Unë kërkoj që të shtohet edhe analiza e drogës, pasi një kryeministër që drogohet është peng i mallit që i shet. Mirë se dje kishte ardhur me antiplumb.... Duhet të shtojmë edhe kartelën mjekësore, se nga cfarë vuan? Ramës i them mos pi mall se të bën dëm për azmën, po ta thotë kjo doktoresha këtu. Ai ka një problem tjetër të madh përballjen me vetëveten. Rama është bërë si këto shtojzavallet e pyjeve të Europës që i shkelin syrin njëherë njërës dhe njëherë tjetrës, por nuk të fal njeri sot.