Kryemadhi: Rama ka ngrënë e ka pirë me Vuçiç

13 Prill 2019, 21:59

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nën influencën ruse nuk është opozita por vetë kryeministri Edi Rama.

"Vuçiç takohet me Edi Ramën, me Edi Ramën ka ngrënë ka pirë. Po të ishte ndikimi rus mbi opozitën, ne do kishim mbyllur gojën dhe do rrinim në parlament. Ai kërkon thjeshtë një largim të vëmendjes nga demokracia dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 99% e njerëzve që janë në këtë shesh protestojnë për varfërinë, protestojnë banorët e Unazës së Re, naftëtarët që janë mashtruar me një status. Nuk është një teatër. Na hedhim gaz, largohemi dhe afrohemi. E kanë qytetarët në dorë nëse do rrijmë këtu sonte. Nuk mund të vazhdohet më me këtë arrogancë", u shpreh Kryemadhi.

    No videos found.