Kryemadhi: Rama qesharak, vodhi zgjedhjet ku garonte i vetëm

5 Korrik 2019, 21:02

Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-se ironizoi duke thënë se Edi Rama vodhi edhe zgjedhjet ku merrte pjesë i vetëm

"339 dhe 184 janë lule përballë falsifikimeve dhe dok që ka jo vetëm opozita por edhe vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ato janë qesharake kur sheh se si vjedh zgjedhjet ku merr pjesë vetëm vetë. Prandaj nuk lejuan asnjë vëzhgues. Është zhytur shumë më thellë se më parë. Duhet të ecim përpara se Shqipëria nuk ka nevojë për një lider të fortë por për një sistem të fortë.

Reforma në drejtësi pa LSI nuk do ishte votuar. pa ndikimin tonë ajo nuk do ishte votuar me 140 vota. Gabimi i LSI është se kemi qenë besnikë duke votuar shtatë ligjet që i dhanë forcën Edi Ramës për të shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë.  Kjo nuk i shërben popullit por kriminelëve nëpër burgje.

Nëse një anëtar i LSI do kishte frikë nga Reforma në Drejtësi nuk do ishte në këtë sallë", tha Kryemadhi

    No videos found.