Kryemadhi: Sfida e LSI-së të ndajë politikën nga krimi! Shiu i 25 prillit do të lajë baltën në qytetin e Durrësit dhe do i rikthejë shkëlqimit

13 Tetor 2020, 17:20

Sfida e LSI-së është të ndajë politikën nga krimi! Kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me kryesinë e Durrësi.

"Sfida e LSI është të ndajë politikën nga krimi, apo nga baltosja e imazhit në qytetin e Durrësit, Durrësi ka më shumë rëndësi se Tirana për shkak të influencës së politikës, por edhe ekonomisë. Është grabitur nga një grup njerëzit, ka krijuar një situatë problemtike për banorët e Durrësit, po ndodh në çdo qytet të Shqipërisë. Të ndezim motorët që të shpërndahemi në çdo qendër votimi, për të krijuar bindjen se Shqipëria është shtëpia e Shqiptarëve. Shiu i 25 prillit do të dalë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin e qytetit", tha Kryemadhi.