Kryemadhi: S’kam rezervë për kandidatin, por votojmë kundër! Procesi jo konsesual

4 Qershor 2022, 18:20

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se LSI do të votojë kundër Bajram Begajt si president. Ajo thotë se nuk ka asnjë rezervë për Bajram Begajt si individ, por për procesin e njëanshëm.

“Qëndrim politikes e i gjithë procesi duhet të ishte konsensual, gjithëpërfshirës. Megjithatë, nuk flasim për individin, jemi mësuar kollaj që t’i bëjmë pis, vota e LSI është votë kundër. S’kam rezervë për kandidatin, por për procesin,. Uroj të mos jetë ministri pa portofol i Ramës”, tha Kryemadhi.

  •