Kryemadhi takim me gratë në Durrës, shumica pa maska: Në 25 prill votoni kundër Ramës, një sharlatan që duhet të largohet një orë më parë

18 Tetor 2020, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2020-10-18 20:54:57

DURRËS- Nga qyteti i Durrësit, kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur 25 prillin, datën kur do të mbahen zgjedhjet, si një ditë e domosdoshme për të biseduar me qytetarët, por në vend që t'i ftojë ata të votojnë LSI-së për programin që ofrojnë, i fton të votojnë kundër Edi Rama.

"Është një ditë e domosdoshme për të biseduar me qytetarët për të shkuar për të votuar kundër Edi Ramës, por edhe kundër sektit të tij që është kthyer në një element grabitës, një shtet i dobët çon drejt ineksistencën së një kombit. Një kryeministër që bën pazar, me vendin, kufijtë me jetën e qytetarëve nuk është më një kryeministër, por një sharlatan që duhet të largohet një orë më parë. Nuk di ndonjë nën që mund të kompromis në të ardhmen e fëmijëve, fëmijët tanë janë të rëndësishëm se karriera politike e Ramës dhe se e kujtdo tjetër, Prandaj misioni y në është për të ardhmen e familjes dhe të fëmijëve tanë", tha Kryemadhi.