Kryemadhi takim në Skrapar, prezanton kandidatin për deputet: Kemi sfida të mëdha para për zhvillimin ekonomik të zonës

13 Mars 2021, 10:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në zonën e Skraparit, nga ku prezantoi edhe kandidatin për deputet në këtë zonë, Bledar Nonajn.

Kryemadhi në fjalën e saj theksoi se LSI është e fokusuar në programet për të rinjtë dhe se kanë shumë sfida të mëdha para që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik të zonës.

‘LSI është fokusuar në programe për të rinjtë. Kemi ende shumë punë për të bërë në Skrapar. Kemi sfida të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të zonës. Duhet të hartojmë bashkarisht një plan punë, një infrastrukturë që të mundësojë krijimin e vendeve të punës me një pagë me të mirëpaguar.

Kështu që unë jam e bindur që sikurse ka qenë gjithmonë LSI forcë e parë në Skrapar për shkak të asaj që ka përfaqësuar, për shkak të atij që e ka krijuar, ashtu ka për të qenë përsëri, sepse edhe Blenardi, edhe Arditi por edhe shumë të tjerë, që janë pjesë e listës së LSI-së këtu, nuk kanë të bëjnë thjesht me logon e LSI-së, por me atë se çfarë Skrapari, Berati, Poliçani kanë nevojë. Për të rikthyer Kombinatin në punë, sepse vetë qyteti i Poliçanit është ngritur në funksion të asaj uzine.’- tha Kryemadhi.