Kryemadhi thirrje nga Lushnja: Harrojeni kartën e partisë, të hënën të gjithë me studentët

15 Dhjetor 2018, 19:11

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje nga qyteti i Lushnjes të gjithë anëtarëve të LSI-së kudo që janë që të lënë kartat e anëtarësisë, të marrin flamurin kombëtar dhe t'i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve. Këtë apel, Kryemadhi tha se do ta bëjë edhe në qytetet e tjera të vendit nesër, për të mobilizuar anëtarësinë për protestën studentore të ditës së hënë.

Këtë mësim të madh që studentët shqiptarë ia dhanë politikës, ne nuk duhet ta humbasim, por duhet ta bëjmë tonën, mënyrë të tillë që të kemi forcën, të kemi guximin, të kemi zemrën e atyre studentëve, të përballemi me këtë të keqe kaq të madhe. Sot unë kam qenë në Durrës, në Kavajë, kam pasur disa takime të tjera. Nesër përsëri do të vazhdoj në Korçë, Pogradec, Përrenjas, Elbasan e kudo, jo për t'i bërë thirrje shqiptarëve. Por do dal për t'i bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI kudo që janë, të harrojnë kartën e partisë dhe të marrin flamurin kombëtar për tu bashkuar të hënën me studentët.. 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI