Kryemadhi 'thumbon' Ramën: Na u lute 6 muaj për të bërë koalicion

12 Mars 2019, 18:07

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Cërriku ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën e 16 marsit kundër Edi Ramës për të rrëzuar qeverinë. Ajo tha se Shqipëria po varfërohet cdo ditë dhe po tkurret, ndërsa po pasurohet vetëm një grup njerëzish që janë të lidhur me qeverinë.

Kryemadhi u shpreh se nuk do pushtet në tavolinë, pasi nëse do të donte një gjë të tillë do të kishte pranuar ftesën e Ramës për vijimin e koalicionin në zgjedhjet e 2017.

"Vendimi për djegien e mandateve nuk kishte të bënte për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne ishim në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut Edi Rama për të bërë koalicion, por kurrë nuk mund të pranonim që të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar.

Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish" tha ajo. Kryemadhi në deklaratën e saj i referohet fundit të mandatit të parë në qeverisje me PS-në nga 2013-2017, që nuk u rinovua më në zgjedhjet e para dy viteve, ku socialistët dolën vetëm dhe fituan shumicën.

    No videos found.