Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Idiotësi...por Iliri është strikt

24 Prill 2020, 18:28

"Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin. Iliri është më strikt përsa i përket masave, takimit të duarve, unë nuk jam strikte, unë mendoj se është mashtrim dhe idiotësi kjo vënia e maskave dhe dorezave, u mungon oksigjeni në tru. Pak kanë probleme por t'u vendosësh maska në rrugë. Kjo historia e dorashkave për të shkuar në supermarkete është prapë një idiotësi tjetër, nëse duam të ruajmë pastërtinë në qendrat e shërbimeve cdo klient duhet të vendosë dorashkat në supermarketin që hynë. Janë disa masa që po të hysh në një logjikë njerëzore mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë dhe ushtrinë apo personelin që punojnë për maskat është një mungesë. Asnjë nga ne nuk jeton në spital. I shmangemi debateve të tilla se nuk fitoj gjë me Ilir Metën, përsa i përket me koronavirusit, edhe ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj" tha ajo.

  •