Kryemadhi uron Krishtlindjen: Politika të kthejë sytë nga besimi në Zot

25 Dhjetor 2018, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2018-12-25 15:04:49

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, uroi të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë në këtë ditë të shënuar.

Në një deklaratë për mediat Kryemadhi u shpreh se vepra më e mirë është besimi në zot, pasi vetëm ai mund të na drejtojë politikën në rrugën e duhur.

“Ne duhet ta duam Zotin të besojmë te ai, sepse vetëm besimi në zot do të na drejtojë në rrugën e mbarë e të drejtë . Këto krishtlindjet shpresoj t’i sjellin shqiptarëve mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre”, tha Kryemadhi

Sipas Kryemadhit paqja dhe dakordësia e politikës do të sillte më shumë begati edhe për shqiptarët, ndaj ka ardhur koha që politika të ndryshojë mënyrën e të sjellurit të saj  t’i kthejë sytë nga zoti, në mënyrë që të bëj siç duhet punët e saj.

Dakordësia dhe paqja e politikës do sillte begati për shqiptarët. Politika duhet t’i kthej syta nga besimi, pasi besimi në zot do e çoj në rrugën e drejtë, duke vepruar mirë dhe bërë punë për qytetarët shqiptarë.”, u shoreh Kryemadhi.