Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një videoselfie të bërë nga Kopshti Botanik, tha se është kundër vendimit të qeverisë, që kjo zonë i kalon Bashkisë së Tiranës për menaxhim.
Edhe pse Bashkia e Tiranës, është shprehur se synimi i marrjes në menaxhim të zonës së Kopshtit botanik, është për ta riksontruktuar atë dhe për ta kthyer sa më të frekuentuar, Kryemadhi është e bindur se Bashkia ka qëllime të tjera.Ajo thotë se Bashkia e ka marrë në menaxhim këtë zonë, për të ndërtuar pallate dhe për ta betonizuar edhe këtë hapësirë.
Kryetarja e LSI-së thotë se për të mbrojtur Kopshtin Botanik, duhet që të ngrihen të gjithë, duke filluar nga studentë e deri tek qytetarët.
Kryemadhi thotë se në laboratorin e Fakultetit të Shkencave Natyrës, që ndodhet te Kopshti Botanik, kur ishte studente ka studiuar shume insekte dhe specie dhe për këtë nuk duhet që të prishet.