Kryemadhi: Vuçiç më i zgjuar se Rama

27 Mars 2019, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2019-03-27 20:03:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për vijimësin e protestave të opozitës të cilat sipas saj nuk do jenë vetëm politike por edhe për përmirësimin e kushteve ekonomike në vend. Kryemadhi tha gjithashtu që strukturat e partisë së saj po përgatiten për zgjedhje parlamentare, ndërkohë që i konsideroi të blerë deputetët e rinj në Parlament.

"Në mbledhjen e sotme në do të diksutojmë për anën e strukturës organizative të partisë për të mundësuar zgjedhje të parakoshme për t'i mundësuar shqiptarëve zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Cdo ditë e mës shumë ata njerëz që kanë mbetur në Shqipëri shërbeu për të kuptuar që shteti është i kapur dhe se kapja e shtetit ka sjell varfërimin e shqiptarëve.

Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve dhe do vijnë akoma më shumë protesta kundër varfërisë. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit.

Ilegjitimeti i parlamentit duket shumë normale para atyre që ndodhin në këtë vend. Zoti e ruajt Edi Ramën edhe ata që bashkëpunojnë më Edi Ramën. Nëse këta deputetët që kanë hyrë kontrabandë në parlament do rrisin kushte të mira do ishte një mrekulli.

Sot kemi rritje të taksave dhe shpenzimeve. Opozita po përgatitet për zgjedhjet parlamentare. sot do të ngrejmë grupin e vettingut për të mos pasur më politikanë me të kaluar të errët.

Jam e bindur që edhe partitë e tjera janë në këtë proces. Vuçiçi u tregua më i zgjuar se Edi Rama  dhe i shpalli zgedhjet e parakohshme", deklaroi Kryemadhi.

    No videos found.