Kryemadhi-Bashës: Mos ki frikë, virusi nuk futet në LSI! Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë

3 Nëntor 2020, 10:56

kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pasi u pyet për reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha për faktin se ajo nuk mban Covid, ka thënë se të gjithë të rrinë të qetë sepse virusi nuk futet në LSI.

"Gjëja kryesore që duhet të bëjë Rama, mbajtja e maskës ia shtoi rastet, nuk ia zvogëloi. Ka qindra shqiptarë që marrin ilaçe në shtëpi dhe shkojnë deri në 1 mijë euro.

Meqë ky qenka menaxher i madh, s’ka nevojë të bëjë salltanet të madh, t’u paguajë shqiptarëve lekët e kurimit, të dezinfektojë shkollat. Fëmijët janë kryesorë, nuk sëmuren, por e transportojnë.

Fëmijët hyjnë tufa tufa nëpër klasa, dalin tufa tufa. COVID-19 kërkon dezinfektim, sapun dhe ujë të ngrohtë. Ushqim për imunitet të fortë, dhe në momentin që sëmuresh duhet mjeku. Cili mjek? Ky i largoi të gjithë nga vendi. Virusi nuk futet në LSI. Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë. Kështu që mos i zërë meraku kot”, tha Kryemadhi.