Kryeministri Albin Kurti uron qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Republikës

17 Shkurt, 16:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi ka uruar popullin e Kosovës në ditën e festimeve të 12 vjetorit të Pavarësisë.

Kurti në dedikimin e tij për këtë festë, ka thënë se Kosova sot nuk është në ditët e saj më të mira por dhe shpresa e madhe e popullit për ndryshim është detyra e qeverisë sëre dhe se pavarësia është përpjekje e vazhdueshme për të cilën duhet punuar vazhdimisht.

Ne orët e para te mëngjesit Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz, në ‘kryeqytetin’ e kryengritjes e atdhedashurisë për liri e të qëndresës për të kujtuar e nderuar familjen Jashari, bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë si dhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova

Kurti tha se “Në një ditë si kjo, ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi të ish presidentit Rugova”.

Kategori të tjera