Kryeministri belg në Tiranë: Në tryezën e BE do jap mesazhe pro Shqipërisë

23 Prill 2018, 18:14

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë në një takim homologun e tij belg, Charles Michel. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Rama u shpreh se me Michel ka biseduar rreth rekomandimit të KE për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i vendosur për të vijuar përpjekjet e reformave në mënyrë që vendimi i BE në muajin qershor jetë ai i shumëprituri. 

Kryeministri i Belgjikës e dha dhe e mbajti fjalën brenda një kohe të shkurtër duke ardhur sot të vizitojë Tiranën dhe duke riafirmuar miqësinë që na lidh dhe vullnetin e dëshirën e vendit që ai udhëheq për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundmi dhe kemi diskutuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ndamë mendimin se me marrjen e këtij rekomandimi nis një fazë e re për vendin sepse i gjithë procesi për integrimin është për ardhmërinë e vendit të bazuar në një shtet modern dhe institucione demokratike dhe nga ana tjetër folëm për sfidat e mëdha që lidhen me këtë proces në vijim. Edhe sot e kam falenderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme, inkurajimet dhe qëndrimin ndaj procesit të zgjerimit në tërësi.

Besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat natyrisht jemi të vetëdijshëm që hapja e tyre s’është fundi i përpjekjeve tona por fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh. Jemi të sigurt se kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe miqve e partnerëve tanë evropianë”

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Nga ana e tij, kryeministri belg, Charles Michel u shpreh se qeveria e tij nuk ka ende një vendim konkret për negociatat e Shqipërisë me BE, por muajin qershor e cilësoi mjaft të rëndësishëm. 

Muaji qershor do të jetë shumë i rëndësishëm. Ramë dakord për një dialog të ngushtë me kryeministrin, për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në muajin qershor. Vizita ime në Shqipëri nuk është rastësi. 
Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer.

Nuk mund të them një vendim zyrtar, por Belgjika do shprehet në muajin qershor. Ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet e afrimit të BE me Shqipërinë, gjithashtu aftësinë, thelluar reformat brenda BE dhe nxitur e thelluar përpjekjet brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal perspektivash optimiste, për zbatimin e reformave. 

Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE. Do të jap rreth tryezës së BE në muajin qershor një mesazh pro vullnetit dhe përpjekjeve tuaja. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.

Charles Michel, kryeministër i Belgjikës

    No videos found.