Kryeministri bullgar në Tiranë: 2-3 shtete janë skeptike, por Shqipëria meriton hapjen e negociatave

4 Qershor 2018, 17:42 | Përditesimi i fundit: 2018-06-04 18:20:00

Bullgaria e cila mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, propozon që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por me kusht, në mënyrë që të reflektohet edhe shqetësimi i 3 vendeve skeptike. Deklarata u bë nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, i cili u takua me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

 Kemi akoma dy tre shtete që janë ende skeptike me Shqipërinë, por shumica e vendeve të BE-së mendojnë, që edhe pse me kusht, Shqipëri duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për hapjen e negociatave. Duhen përpjekje të mëdha për të bindur deri në qershor vendet e tjera.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

    No videos found.