Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me gazetarët në Vjenë pas marrjes së kreut të OSB

8 Janar 2020, 17:06 | Përditesimi i fundit: 2020-01-08 20:22:46

VJENE - Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria nuk ka arsye të ndihet e rrezikuar nga konflikti që ka shpërthyer mes Iranit dhe SHBA-ve. Pranimi në vendin tonë i opozitës iraniane kundër regjimit, MEK, nuk është një vendim politik, por humanitar për të strehuar njerëz që i rrezikohej jetanë atdhe. Kreu i qeverisë nga Vjena tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e Shqipërisë, se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e padiskutueshme, dhe se nga kontaktet permanente me aleatët dhe informacioneve të inteligjencës amerikane, nuk ka asnjë rrezik. "Jemi në duar të sigurta", tha kreu i qeverisë. "Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces", theksoi ai.