Vizitën e tij të parë zyrtare se kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë. Hoti do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e Hotit në Tiranë, pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte. Rama zhvilloi takime më të gjithë përfaqësuesit e lartë politik dhe krerët e partive politike në Kosovës.
Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Hoti ku tregoi se për cfarë kanë rëndë dakord. "Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta" tha ai.