TIRANË- Komisioneri për Zgjerim në BE Oliver Varhelyi, mbërriti sot në Tiranë. Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e komisionerin e KE-së Oliver Varhelyi, sipas së cilit falë tij KE u kthye në motor solidaritetit.
Në fund të fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, orari për të cilin nuk është përcaktuar ende.
Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Të hënën komisioneri Evropian ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. E para ndalesë për Varhelyi ishte Serbia, ku ai u takua me kryeministren Ana Bërnabiç. Ditën e sotme komisioneri ka qëndruar në Bosnjë Hercegovinë, më pas do të ndalet në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitën e tij ai do ta mbyllë në Kosovë.