Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore, pakti me PD nuk preket

10 Korrik 2020, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2020-07-10 17:41:11

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore. "Është momenti për të deklaruar një qëndrim të formësuar pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për hir të së vërtetës për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare" tha Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk e ka pasur kauzë çështjen e listave të hapura, pasi në asnjë vend të botës kjo çështje nuk është kauzë e partive të mëdha. Sipas, Ramës është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë.

"Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qenie me sytë dhe veshët e hapur nga të katërt anë dhe është një qenie që dëgjon, arsyeton dhe që vendos dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kauz listën e hapura dhe nuk kemi arsye ta kemi, sepse kjo çështje nuk ka qenë në asnjë vend të botës kauz e partive të mëdha. Në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare duke folur për lista të hapura. këtë gjë unë e kam parë si një trend e ardhur në rritje nga anketimet. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë.

    No videos found.