Kryeministri Edi Rama inauguron ambientet e spitalit të ri COVID-3

2 Qershor 2020, 11:57

TIRANE- Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 4, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.

"Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se cfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi.

Më vjen shumë mirë që u gjendën njerëz, sipërmarrje, që patën zemrën e madhe dhe dëshirën dhe u angazhuan për një përgjegjshmëri sociale duke i dhënë këtë kontribut kaq të rëndësishëm shëndetësisë shqiptare.

Situata është, e kontrolluam më së mirë me rigorizitet me komitetin e ekspertëve.  Përderisa sa nuk përsëriten. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuara. Asnjë në vende që kanë sisteme shumë më të forta se nuk, se cfarë ishte nga vinte.

    No videos found.