Rama: Brenda 2 javëve të para të marsit mbërrijnë doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX!

28 Shkurt 2021, 10:55 | Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 10:58

Kryeministri Edi Rama ishte në stadiumin "Air Albania" ku vijon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.

Ai thotë se COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca brenda dy javëve të para të marsit, të cilën do ta fusin menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.

b.ha./Shqiptarja.com