Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në faqen e tij zyrtare në Instagram. Përveç postimeve politike në Facebook, kryeministri e përdor Instagram-in për të ndarë momente nga e përditshmja e tij. Kështu, sot kryeministri ka shpërndarë disa video në Instastory nga krahina e Labërisë. Rama ka shkuar në vendlindjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Nivicë, një fshat në Kurvelesh që është shumë afër me Gusmarin, nga ku Tahiri na njohu pak javë më parë me oborrin e shtëpisë së familjes së tij. Rama ka postuar çaste nga momentet në Nivicë, ku ka filmuar një kope me dhi, ku dëgjohet zhurma e zileve të tyre. nuk mund të mungonte në këtë udhëtim të kryeministrit, grupi i famshëm i kësaj zone, grupi i Bënçës me në krye Golik Jaupin. Jaupi ishte protagonist i videos ku këndohej në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Rama shkruan: Labëri, jo shaka! Ndërsa në vargjet e këngës thuhet: Labëria ime, malet si supe mbi mëngë, sipër detit të argjendtë.
Për më shumë ndiqni videon
Rama ‘ndjek’ Tahirin, shkon në mes të dhive në Nivicë, kënga me Golikun: Labëri, jo shaka!
No videos found.