Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë dhe tashmë kemi zyrtrarisht 50 jetë të humbura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama njoftoi se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.
Kreu i qeverisë deklaroi se do të miratohet edhe një akt normativ i veçantë për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti. Rama tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Repulblikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit.