TIRANË- Shkarkimet e sotme në qeveri kanë qënë kryefjala e ditës së sotme. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix u trajtua tema: Rama ndryshon qeverinë.
Të ftuar në studio për të komentuar shkarkimet e shtatë ministrave ishin: Gjergj Koja ish-ministër shëndetësie; Nard Ndoka, kryetar i PDK-së; Plarent Ndreca jurist dhe Lavdërim Lita gazetar.
Në fjalën e tij në studio ka rrëfyer se sipas burimeve të tij ministri i ri i Jashtëm, Gent Caka është emëruar vetëm për të nxitur ndryshimet në territorin Kosovë-Serbi, ndërkohë që këtë e ka pohuar edhe politikani Nard Ndoka.
Ndoka shkoi edhe më tej kur tha se ky ishte një kabinat i përkohshëm: "Ky kabinet do të shkojë deri në mars pasi është i përkohshëm. Në mars do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk më del parashikimi është minus për nuhatjen time politike.
Dita e sotme ka pasur “furtunë në qeveri”, kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.
Në vend të Lindita Nikollës emërohet Besa Shahini, në vend të Ahmetajt, Anila Ademaj. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme shkon Gent Cakaj në vend të Bushatit. Në vend të Gjiknurit te Ministria e Infrastrukturës emërohet Belinda Balluku, Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.