TIRANË - Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat për të sqaruar se si ka vijuar procesi i evidentimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve për rindërtimin e banesave të prekur nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë më 21 shtator.
Kreu i qeverisë tha se ka mbajtur kontakt edhe me homologë në vendet fqinje, duke përmendur kryeministrin e Italisë, por edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zv.ambasadores së SHBA-ve që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet tona për t'i ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po ashtu, edhe sipërmarrja dhe investitorë të huaj të pranishëm në vendin tonë janë solidarizuar, duke ndërtuar një punë me disa korsi, siç u shpreh Rama.