Slogani, Shqipëria e ardhmja jonë! Rama zbulon të parët e listave në 12 qarqe: S'ndaja dot Çomon dhe Bozon në Tiranë, unë në kufirin e objektivit bazë!

8 Mars 2021, 18:38 | Përditesimi i fundit: 2021-03-08 19:31:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar objektivat e PS në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka zbuluar se përbërjen e listave e kanë hartuar drejtuesit e qarqeve dhe ai është njohur me to jo më larg se dje, madje ka shtuar se disa propozime të tij nuk janë pranuar. Rama ka zbuluar edhe kriteret e vlerësimit të një kandidature që përfshin që nga analiza e kundërshtarit, opinioni në media.

Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë "Shqipëria, e ardhmja jonë"! Të parët në lista, do të jenë të rinjtë. Ai tha se kanë synimin bazë që të marrin 78 mandate, ndërsa objektivi maksimal 88 mandate. 

Kryeministri Edi Rama shuajti zërat në lidhje me kandidimin e kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli ku tha se ai i kishte bërë një ftesë për të kandiduar por që nuk e kishte pranuar Leli. Për këtë Rama tha se pavarësisht refuzimi të tij PS do të arrijë objektivat e veta në Vlorë.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”, tha Rama.