Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit. Ai u ndal në Patos, Mallakastër dhe Roskovec ku prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie. Ai përsëriti akuzat ndaj opozitës dhe presidentit Ilir Meta se po përpiqen të pengojnë zgjedhjet pasi duan të bllokojnë procesin e integrimit të vendit në BE.
Rama tha se opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha drejtojnë Bashën dhe Kryemadhin për të bllokuar këtë proces pasi i tremben Reformës në drejtësi.
Ai u shpreh i vendosur se data 30 qershor nuk mund të negociohet pasi ajo nuk është një e drejtë e politikanëve por e qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të ndryshojë sa herë do një parti politike.