TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u takua këtë mbrëmje në zyrën e tij në kryeministri me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili mori shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Temat që do të diskutohen janë të shumta, nga “Shengeni ballkanik”, ku Kosova e ka një ftesë, për të vijuar tek një seri marrëveshjesh që janë firmosur nga të dy qeveritë ndër vite
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të takohet me Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të formojë qeverinë e re për të diskutuar për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Rama tha se duhet të kenë një hov tjetër, teksa e bëri më konkrete idenë duke theksuar se do i propozojë vendosjen e një ministri shteti të përbashkët mes dy shteteve në të dyja anët e kufirit.Ky është takimi i parë Rama-Kurti, qysh prej kohës kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të marrë detyrën e Kryeministrit.