TIRANË - Prej orës 13.00 kryeministri Edi Rama ndodhet në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët për paketën e zgjeruar për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që qytetarët do të dërgojnë.
Rama tha se nuk mundet dot asnjë qeveri në botë si të gjejë dhe ndihmojë personat që punojnë në të zezë, por tha se do vendoset një shpërblim për këdo që denoncon punën në të zezë.
Më thuaj si ata që punojnë në të zezë si i i gjen shteti, kush është i vërteti dhe kush është i gënjeshtra? asnjë shtet në asnjë vend të botës nuk ka përfshirë në asnjë paket ndihme ata që punojnë në të zezë. ma thoni ju si ta bëjmë këtë. Cili është ai udhëheqës që nuk do t'u jap njerëzve gjithçka që ata duan. Ti në shtëpinë tënde ia jep fëmijës gjithçka që ata duhen, jo dhe jo se kërkon t'i mërzisësh, por sepse nuk mundesh. më thuaj se si ti gjeje unë të gjithë ta që punojnë në të zezë dhe të vërtetojë. për këtë ne do të vendim një shpërblim do të marrësh para për të denoncuar kush ju lejon të punoni në të zezë.