Kryeministri Hoti: Marrëveshja me Serbinë esenciale...Trump na kërkoj të jemi pjesë e Shengenit Ballkanik

4 Shtator 2020, 19:34

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një konference për media se 'Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është esenciale për paqen dhe prosperitentin e dy vendeve si dhe në rajon'.

Ai tha se në bisedime është rënë dakord që për nje vit kosova nuk duhet të anëtarësohet në marrëveshje ndërkombëtare kurse Serbia, po për një vit do të pezullojë aktivitetet lobuese kundër njohjes së Kosovës

Ai u shpreh se njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli është një veprim i shumëpritur dhe se së shpejti mes dy vendeve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

Hoti tha gjithashtu se destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Europian dhe shtoi se Presidenti Trump i kishte kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e Mini Shengenit