Kryeministri i Izraelit: Mirëpresim Kosovën, shtetin e parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem

5 Shtator 2020, 21:53 | Përditesimi i fundit: 2020-09-06 15:38:56

Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është treguar i gatshëm për një marrëveshje me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.

Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem.

Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Netanyahu në një video të postuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Trump i telefonoi dje Netanyahut gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti duke i përgëzuar dy kryeministrat për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës.