Kryeministri i vendi Edi Rama ka postuar një "InstaStory" ku duket i biri Zaho, duke luajtur futboll me fanellën e Juventusit.(VIDEO)

16 Shtator 2018, 17:59 | Përditesimi i fundit: 2018-09-16 18:24:43

TIRANË- Kryeministri i vendi Edi Rama ka postuar një "InstaStory" ku duket i biri Zaho, duke luajtur futboll me fanellën e Juventusit.

Zaho shfaqet duke luajtur në një oborr me një fanellë pa numër por që qartasi duket i përket skuadrës italiane. Vlen për t'u përmendur që kjo është hera e parë që kryeministri Rama e nxjerr me fytyrë për publikun të birin. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur që ta mbajnë sa më të fshehtë identitetin e të birit duke postuar foto me të por pa i ekspozuar fytyrën.

Videoja e Ramës vjen menjëherë pas ndeshjes Juventus-Sassuolo, e cila përfundoi 2:1 me dy gola të shënuar nga portugezi, Ronaldo. Këto janë dy golat e parë të Ronaldos që nga tranferimi i tij tek Juventusi nga Reali i Madridit.

    No videos found.