TIRANË- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nisur sot një vizitë zytare në Shqipëri. Kreu i qeverisë italiane është pritur nga kryeministri Edi Rama në orën 15:50 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Conte do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë dhe kreun e PD, Lulzim Basha në orën 17:00. Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë.