Kryeministri Italian: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë! 'Lojtarë' të tjerë janë gati për të zëvendësuar Europën...

14 Shtator 2020, 15:44

Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të ish Jugosllavisë në Bashkimin Evropian është një proces që duhet përshpejtuar, është shprehur kështu kryeministri italian Giussepe Conte gjatë konferencës së mbajtur për 45 vjetorin e Konferencës së Helsinkut.

“Është një proces tejet kompleks dhe delikat. Por unë besoj se i duhet dhënë një drejtim kësaj çështje të integrimit europian, sepse po dështuan në arritjen e këtij objektivi jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa në drejtim të aleatëve të vjetër, të tilla si Federata Ruse, 'lojtarët' historikë në zonë, por edhe ndaj Turqisë, ose faktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit ".