Kryeministri Kurti heq taksën ndaj Serbisë

27 Shkurt 2020, 18:57 | Përditesimi i fundit: 2020-02-27 19:54:48

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar gjatë konferencës për shtyp që është ende duke u zhvilluar se do heq taksën 100% ndaj eksporteve serbe në Kosovë.

Më herët Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.