Kryeministri Kurti kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Thaçit: Ka shkelur Kushtetutën përmes një marrëveshje sekrete

26 Shkurt 2020, 15:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi të kryej hetime për presidentin Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në komunikatën e lëshuar nga Albin Kurti thuhet se “Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj”.