Emigrantët në kufi! Rama: Berisha do katastrofë! Nga nesër futet vetëm kush ka emergjencë

6 Prill 2020, 13:34 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 17:26:34

TIRANË - Kryeministri Edi Rama foli gjerë e gjatë për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut ku u shpreh qartë se kufijtë janë mbyllur për të frenuar COVID-19 dhe se asnjë shqiptar që është rezident jashtë, nuk do të lejohet të futet brenda kufirit tonë. Kreu i qeverisë tha se për ata që kanë emergjenca të ndryshme të cilat do të verifikohen, do të lejohet të futen në Shqipëri, por jo duke shkuar menjëherë pranë familjarëve të tyre. Në një komunikim LIVE në Facebook, Rama tha se ata do të karantinohen për 14 ditë në një hotel pranë pikës kufitare, dhe do të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet. Nuk do të lejohet askush të dalë nga dhoma - tha Rama - pasi do të ketë polici në strukturat hoteliere. Kryeministri Edi Rama si rrallë në komunikimet e tij publike gjatë periudhës së vështirë që Shqipëria po kalon me koronavirusin, përmendi emrin e Sali Berishës, duke thënë se ai se synon të nxisë katastrofën duke i bërë thirrje qytetarëve jashtë atdheut që të kthehen në Shqipëri.

    No videos found.