Kryeministri Rama fushatë në Cërrik dhe Belsh: 30 qershori as nuk shtyhet as nuk tërhiqet

6 Qershor 2019, 20:44

Socialistët prezantuan sot në Belsh kandidatin për kryetar bashkie. Ai është Arif Tafani, kryebashkiakut aktual i cili kandidon për një mandat të dytë në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se 30 qershori nuk shtyhet dhe as tërhiqet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të kërkuar pushtetin në tavolinë.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se tashmë Belshi është kthyer në një atraksion turistik ku mbetet akoma më shumë punë për të bërë në katër vitet e ardhshme

I palëkundur për shtyrjen e 30 qershorit dhe krejtësisht i bindur se zgjedhjet janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ka qene ky fokusi i fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Cërrik, teksa prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie, Andi Salla.

Në fjalën e tij nuk kanë munguar akuzat për kundërshtarët politik, sipas së cilit, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë, pak para se të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave.

    No videos found.